Nerva

Italia “zonë e kuqe”/ Qytetarët ‘pushtojnë’ supermarketet, qeveria: Nuk ka nevojë, janë të garantuara

Nga Roma në Napoli, në shumë qytete të Italisë ka një dyndje të madhe në supermarkete, pas shpalljes së dekretit të Kryeministrit për shtrirjen e masave të "zonës së kuqe" në të gjithë Italinë. Megjithëse vendimet e qeverisë në asnjë mënyrë nuk përfshijnë mbylljen e dyqaneve ushqimore, qytetarët nuk janë përmbajtur.

Masat e reja ndalojnë vetëm udhëtimin, përveçse nëse është për arsye pune, shëndetësore ose nevoja të tjera të rëndësishme.

Ndër të fundit, nevoja për të blerë ushqime është menduar qartë nga qeveria italiane. Ndërkohë, kjo e fundit i ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, pasi supermarketet do të jenë të hapura edhe në ditët në vazhdim.

Theksohet se furnizimi me ushqime do të garantohet rregullisht.

Një zyrtar i qeverisë u shpreh:

Nuk është e nevojshme dhe mbi të gjitha është në kundërshtim me arsyet e dekretit, që lidhen me mbrojtjen e shëndetit dhe mbrojtje më të madhe nga përhapja e Covid-19. Nuk ka asnjë arsye për të nxituar sepse furnizimi me ushqim do të garantohet rregullisht.