Albin kurti kryeminist%c3%abr 1024x576

Jep dorëheqje një zyrtar nga kabineti i Kurtit

Lazar Danic, anëtar i komisionit për vlerësim të projekteve në zyrën për komunitete në kabinetin e kryeministrit Kurti, ka dhënë sot dorëheqje.

Arsye për largimin, Danic ka përmendur keqpërdorimet që janë bërë në atë departament.

Anëtari i komisionit ka dhënë dorëheqje të parevokueshme dhe në të njëjtën kohë ka tërhequr nënshkrimin e tij në vendimin për ndarjen e subvencioneve.

“Ka shkelje flagrante të procedurave. Jap dorëheqje për shkak të keqpërdorimeve. Procedurat janë shkelur haptazi duke shkelur rregulloren e ministrisë së Financave, kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve” ka thënë Daniq për dorëheqjen e tij, shkruan Indeksoline.

I njëjti ka thënë se përkthimin e dokumenteve e ka bërë Nenad Rashiq, i dorëhequr pak ditë më parë nga kabineti Kurti.

“Aplikacionet që kanë arritur, nuk janë verifikuar asnjëherë. Janë vlerësuar nga 10 minuta me nguti” ka thënë Daniq./Indeksonline