Maxresdefault 2

Justin Bieber rrëfen të kaluarën e tij dhe përdorimin e drogës

Justin Bieber ka folur për periudhat më të vështira të jetës së tij.

Justin Bieber përmes një postimi në Instagram ka folur haptas për etapat më të rëndësishme të jetës së tij, shkruan lajmi.net.

Ai është kthyer prapa në kohë ku tregoi se kishte jetuar në kushte të rënda, kur prindërit iu ndanë, por shumë shpejt ai arriti famë të madhe.

Këngëtari po ashtu rrëfeu se në një periudhë ishte mbyllur në vete duke qëndruar larg personave që e donin.

“E shihni, unë nuk u rrita në një shtëpi të qëndrueshme, prindërit e mi ishin 18 [dhe] të ndarë pa para, ende të rinj dhe rebelë, gjithashtu”. “Ndërsa talenti im përparoi dhe unë u bëra ultra i suksesshëm, ajo ndodhi brenda një periudhe prej dy vjetësh. E gjithë bota ime u rrokullis në kokën e saj”, shtoi ndër të tjera Bieber.

Krejt në fund, ai foli për martesën, duke e cilësuar si periudhën më të mirë të jetës së tij.