59705222 384144265520297 6433371451855732736 n e1557340060468

Kampioni Granit Kuleta i bie Kosovës medaljen e bronztë në Bodybilding

Trajneri dhe bodiboldingu, Granit Kuleta mori pjesë për herë të parë në Kampionatin Europian të Bodybuildingut, e cila u mbajt në Spanjë, shkruan Rajoni.info.

Pas garës së rëndë në mesin e 13 konkurrentëve të tjerë nga e gjithë Evropa, në kategorinë gjysmë të rëndë, bodiboldingu kosovar rrëmbeu medaljen e bronztë me vendin e tretë.

Ai garoi në kategorinë ‘Man’s classic up 180 cm’, duke i sjellë kështu Kosovës medaljen e parë në këtë lloj kategorie.


Në një prononcim për Kallxo.com, Kuleta tha se përgatitjet për këtë garë kanë zgjatur afro një vit, ndërsa në aspektin financiar, për një vit, shkon mbi 10 mijë euro./Rajoni.info/