54e2c4b2 ca07 441c 819c 7443e37002a7

Keqtrajtoi fëmijën e saj, arrestohet e ëma, në Fushë- Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Fushë- Kosovë pasi që ajo është hasur duke e keqtrajtuar fëmijën e saj.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën pas mesnate në Fushë-Kosovë.

“Është arrestuar një e dyshuar femër kosovare pasi që ajo ishte hasur duke keqtrajtuar fëmijën e saj. Me urdhër të prokurorit fëmija është dërguar në strehimore, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.