
Klinë: Vdes një person i cili është goditur nga treni
Një 56-vjeçar është goditur për vdekje nga treni sot rreth orës 06:00 në fshatin Klinavc të Klinës.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e rajonit të Pejës, përmes një komunikate, shkruan Rajoni.info.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me datë 8.11.2019 rreth orës 06:15, është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Klinavc-Klinë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtareve. Menjëherë policia ka dalë ne vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, M.T. m/k/sh i lindur (1963)”, njofton Policia.
Personi në fjalë dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, duke i dalur trenit përpara.
Trupi i pajetë i 56-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.