Xh

Kosovë – Gjibraltar, drejtësia do të ndahet nga gjyqtarët shqiptarë

Kosova luan një miqësore të enjten ku do të përballet me kombëtaren simpatike të Gjibraltarit.

UEFA ka caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë sfidë dhe të gjithë janë shqiptarë.

Gjyqtari kryesor do të jetë Juxhin Xhaja, i cili do të ndihmohet nga Ilir Tartaraj dhe Nertil Bregasi.

Gjyqtari i katërt është Besfort Kasumi, që gjykon edhe ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Kujtojmë se ndeshja Kosovë – Gjibraltar zhvillohet të enjten nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.