66582503 2800623176645487 2085372249031835648 n

U përkujtua heroi dhe mësuesi i fshatit Dajkoc, Metush Krasniqi

Ish i burgosuri, mësuesi dhe heroi i Kosovës, Metush Krasniqi është përkujtuar nga bashkëvendasit e tij duke bërë të ditur varrin e tij i cili gjendet në fshatin Dajkoc, Komuna e Dardanës, shkruan Rajoni.info.

Krasniqi ishte i burgosur nga ushtria e Jugosllavisë për më shumë së katër herë dhe e gjitha kjo për mosbindje të pushtetit të atëhershëm.

Ai u denua për shpërnguljen e shqiptarve për në Turqi si dhe iu zunë disa shkrime me plan programe shkollore në gjuhën shqipe që ishin të ndaluara sipas pushtetit! Në këtë kohë ishte drejtor i shkollës fillore në fshatin Rogaçicë!.

“Zhvillimi i lufës së dytë botërore nga Ushtria Nacional Çlirimtare, Trojet Shqiptare i lanë të copëzuara dhe nën pushtimin jugosllav, gjegjësisht serb. Vrasjet dhe burgosjet e Shqiptarve pas vitit 1945 dhe dalja në Skenën politike, Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare, dhe burgosjet e pushkatimet e krerëve të saj, nuk e lanë kurr të qetë Metush Krasniqin
Për here të katërt e burgosin më 03.11.1958 e ngritën Aktakuzën dhe i nxorrën para Trupit Gjykues në Gjyqin e Qarkut në Gjilan më 01- 07 mars të vitit 1959.

Në gjykatëm e qarkut në Gjilan filloi gjykimi kundër Metushit Krasniqit, Sejdi Kryeziut, Mark Gashit, Mehmet Nuredinit, Qemajl Kallabës, Mehmet Ajetit. Ky gjykim pritej me interesim të madh. Propaganda e UDB-së i dha publicitet të madh në jugosllavi, të kuptohet me paragjykime paraprakisht i shpallnin fajtor të akuzuarit sepse politika e trinomit: Tito – Rankoviq – Kardel, tashmë merreshin me aktakuzat e armiqve të popullit dhe shtetit jugosllavë. Mjetet e informimit në tërë territorin e jugosllavisë i jepnin të njëjtat akuza kundër “armiqve të popullit dhe shtetit” të cilat, dilnin nga goja e serbëve që kishin pretendime; se njëherë e përgjithmonë ta çrrënjosnin nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptarë nga jugosllavia. Në anën tjetër bënin propagandë për ti frikësuar edhe familjet e të burgosurve, nëpër mes tubimeve të ndryshme nëpër fshatra ku kërkonin dënimin e tyre. Këtë propagandë e bënin edhe për ti vëne datën popullit shqiptar që të mos guxoj më kush të ngrihet kundër shtetit dhe politikës antishqiptare të Beogradit”, thuhet në postimin e Radio 24 Dardanë./Rajoni.info/