Screenshot 1 53

Kurti: Jemi gati për dialogun me Serbinë, për kalendarin e tij vendos Brukseli

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot komunën e Therandës, ku para mediave ka folur edhe për procesin e dialogut me Serbinë.

Kurti para gazetarëve tha se është në kontakt të vazhdueshëm me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak dhe se ky i fundit sipas tij është duke përgatitur rinisjen e dialogut, shkruan lajmi.net.

Kurti tutje tha se Kosova do të kërkojë që dialogu të jetë me parime, dhe se sipas tij aty do të përfaqësohen interesat e Kosovës.

Siç u shpreh Kurti, kalendari i dialogut, pra se kur do të fillojë, varet nga Brukseli.

“Jam në kontakt të rregullt me përfaqësuesin e BE-së. Natyrisht që ai tash është duke përgatitur fillimin e dialogut. Ne kërkojmë që ky dialog të jetë me parime dhe i përgatitur mirë. Jemi gati, kemi përvojë dhe do ta përfaqësojmë Republikën tonë ashtu sic e thotë Kushtetuta dhe ligji. Pra, varet nga Brukseli, kalendari i dialogut”, tha Kurti.