Screenshot 7 29

Labi shijon suksesin e këngës së re: Nuk jam në shërbim të shefave por popullit

Labinot Tahiri dje e ka publikuar këngën e tij të re.

Këngëtari Labinot Tahiri e ka publikuar projektin e ri muzikor, këngën “Faleminderit për ditët e mira”, këngë kjo e cila u pëlqye nga publiku, shkruan lajmi.net.

Një ditë pas suksesit të këngës së re, Labi i ka falënderuar ata që e përkrahin dhe këtë e kanë bërë që nga fillimet e tij të para.

Pranë postimit këngëtari ka theksuar se nuk është në shërbim të shefave por të popullit./Lajmi.net/