Ledri

Ledri publikon albumin 10/10

Mbrëmë në mesnatë reperi Ledri Vula publikoi albumin e shumëpritur “10/10” për të cilin ka kohë që është duke punuar.

Ky projekt madhor i artistit është publikuar në platformat online të muzikës ku nga edhe mund ti blini tani e tutje.

“10/10” përmban gjithsej 15 këngë, ku katër nga to janë në bashkëpunim si: “Ha ha ha” ft. Vig Poppa, “Gjiganta” ft. Mc Kresha, “100” ft. Lyrical Son & Singullar, “Bizzy Bizzy” ft. Gjiko dhe Represent ft. Lumi B & Dj Flow.

Ndërsa këngët tjera solo janë “10/10”, “Prej inati”, “Kanye”, “Trëndafil i zi”, “100”, “IDK”, “Unë luj mas teje”, “Mos harro me marr frymë”, “Piano Rap”, “History” dhe “Alien”.

Dy nga këto projekte janë publikuar edhe me videoklipe si “Piano Rap” dhe “Prej inati”.