Albin kurti dhe isa mustafa 768x576

LVV-LDK do të mbajnë takimin e radhës këtë të mëekurë

Të premten e kaluar, grupet punuese të LDK-së dhe LVV-së, u takuan ku diskutuan për përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje

Nga ky takim u tha se të dy grupet punuese shqyrtuan temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re.

Madje u tha se takimi i radhës do të jetë të mërkurën nga ora 15:00 për të konkretizuar diskutimet e bëra.

Telegrafi ka mësuar se takimi i së mërkurës nuk do të jetë i vetmi, dhe se grupet punuese të të dyja partive do të kenë edhe takime tjera edhe gjatë ditëve në vijim.

Këto takime vijnë si rezultat i takimit që u bë javë më parë nga dy kandidatët për kryeministër Vjosa Osmanit nga LDK dhe Albin Kurtit nga LVV.

Kurti ditë më parë theksoi se me Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk do të diskutohet për postin e kryeministrit.

Ai para mediave deklaroi se në qeverisje me LDK-në do të ketë përfshirje të grave 30 për qind.

Ndërkaq Vojsa Osmani, pati deklaruar se në takimin e zhvilluar me Kurtin, kanë diskutuar në nivel të parimeve për bashkëqeverisje. Osmani kishte thënë se është diskutuar për numrin e ministrive dhe punës në interes të qytetarëve.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga LDK./EO/