Mag

Maguire me fjalët më të mira për Kosovën

Mbrëmë u zhvillua ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Anglisë në “Fadil Vokrri”, Rajoni.info

 Një numër i madh i tifozëve anglezë kanë ardhur për ta përcjellë ndeshjen Kosovë – Angli, e cila përfundoi me fitoren e këtyre të fundit.

E veçanta ishte pritja dhe dashuria e madhe që ia dhanë tifozëve e lojtarëve anglezë kosovarët. Anglezët mbetën të mahnitur nga mikpritja e ngrohtë, e dëshmi për këtë janë edhe falënderimet e njëpasnjëshme që po ua bëjnë kosovarëve.

Qendërmbrojtësi anglez, Harry Maguire, që luan te Manchester United, i dedikoi një shkrim të veçantë Kosovës. “Kosovë, ishte kënaqësi. Faleminderit për pritjen e mrekullueshme. Vend i bukur, njerëz të dashur. Suksese në të ardhmen”, shkroi ai në Twitter\ Rajoni.info