2012ee9e 278b 4f87 a992 21072bc3a55e

“Malaga-Real, vendi i fundit sfidon “Galaktikët”

La Liga

Real Madrid, pas kualifikimit dramatik në gjysmëfinalet e Champions League të arritur të mërkurën në mbrëmje kundër Juventus, do të kthehet në fushë këtë të diel për të luajtur në fushën e Malaga-s, në javën e 32-të të La Liga-s. 

Vendasit, pas dy ndeshjeve radhazi pa pësuar gol, është kthyer te humbja në javën e fundit, në takimin e luajtur në fushën e Deportivo La Coruna. Ata mbajnë vendin e fundit në renditje me 17 pikë, 14 larg vendit të 17-të, që siguron mbijetesën. Lojtarët e Jose Gonzalez kanë pësuar 22 humbje deri tani në kampionat dhe ka shumë mundësi që kundër madrilenëve të vijë e 23-ta. 

Në fakt, skuadra e Zinedine Zidane do të kërkojë të reagojë, duke parë se paraqitja kundër Juventus ka lënë shumë për të dëshiruar. Greth Bale pritet të jetë në fushë nga minuta e parë, duke parë se uellsiani nuk ka luajtur shumë ndeshje si titullar në këtë sezon. Malaga është kundërshtari i duhur për Zidane që t’i japë atij një mundësi. 

Shifra dhe Fakte
– Malaga nuk ka qenë asnjëherë një kundërshtar problematik për Real Madrid. “Los Blancos”, në fakt, kanë marrë 26 fitore dhe vetëm 1 humbje në 35 takimet e fundit të luajtur kundër Malaga-s.
– Ndeshja e fazës së parë, e luajtur në “Santiago Bernabeu”, është mbyllur 3-2 për ekipin e Zidane.