Maliqi

Maliqi: Vizat nuk do të bëhen së shpejti

Opinionisti, Agon Maliqi, ka diskutuar rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, duke thënë se nuk është shumë i sigurt se një gjë e tillë do të ndodhë, duke parë qëndrimin e Francës dhe Holandës, shkruan Rajoni.info.

Në emisionin Rubikon të KTV’së të ftuar ishin Agon Maliqi dhe Lulzim Peci që floën për ngjarjet politike në Kosovë.

Maliqi tha se duke u bazuar në qëndrimet e Francës dhe Holandës, vizat nuk do të bëhen së shpejti.

“Vendimi nuk është me konsensus por me shumicë dhe aty Franca dhe Holanda janë problem i madh. Nuk jam optimist duke i parë deklaratat e Macronit kur tha diçka të tipit që ne po bëjmë disa gabime, nuk e di qysh po u japim liberalizim shteteve, ende pa hapur negociatat me ta”, ka deklaruar Maliqi.