8012022f 1c33 48c9 92a4 bf830a7c51da

Mbesa e Hashimit Thaçit mbetet jashtë Kuvendit

Mbesa e ish presidentit Hashim Thaçi, Evgjeni Thaçi Dragusha ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës.

Ish deputetja Thaçi – Dragusha ka marrë 6 mijë e 399 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, të pamjaftueshme për të siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Në legjislaturën e tetë, sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ, del që PDK do t’i ketë 19 deputetë në mesin e tyre 6 deputete.

Thaçi – Dragusha ka qenë deputete e PDK-së për dy mandate, në legjislaturën e 6 dhe 7.

Në zgjedhjet e 2019, ajo kishte pasur rreth 2 mijë vota më shumë. Në zgjedhjet e 6 tetorit, Thaçi – Dragusha kishte pasur 8 mijë e 299 vota.

Në zgjedhjet e para që ajo kishte qenë kandidate, në 2017 kishte marrë 9 mijë e 473 vota.

Ajo ishte inkuadruar në politikën aktive, pak kohë pasi Hashim Thaçi ishte zgjedhur president i vendit dhe kishte dhënë dorëheqje nga PDK.