Untitled

Më 22 shtator në Prishtinë do të ndalohet lëvizja e makinave

Me anë të një postimi në “Facebook”, komuna e Prishtinës njofton se më 22 shtator do të jetë dita kur do të përmbyllët java Evropiane e mobilitetit, shkruan Rajoni.info.

Rrugët "Agim Ramadani", "Garibaldi", "UCK", "Luan Haradinaj", "Xhorxh Bush" e "Eqrem Cabej", do të jenë të mbyllura për qarkullim pasi të dielën, pra me 22 shtator komuna nuk do lejoj makina.

Kjo për shkak se këtë ditë do e shënojnë pa automjete, në të cilën i fton të gjithë qytetarët që të mos përdorin makinat e tyre nga ora 11:00 -  18:00 por të ecin apo të çiklojnë./Rajoni.info/