3a3524ce 3e33 4be1 bc27 1d9486dd596a

Me fotografi të vitit 1918 Edi Rama ua kujton shqiptarëve: Kur pandemia zgjati dy vjet, pati 3 valë..

Qeveria shqiptare në kuadër të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit këtë të enjte të 15 tetorit e ka bërë të detyrueshme vendosjen e maskës së çdo ambient.

Kryeministri Edi Rama përmes disa fotove të publikuara në Facebook, sjell në vëmendje pandeminë e vitit 1918 zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz dhe shkak për këtë ishte mosrespektim i masave mbrojtëse.

Shefi i qeverisë me këtë postim u kujton qytetarëve që të mos dalin pa maskë nga shtëpia.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.