1 2

Meksikë: Vdes oficeri që e arrestoi djalin e El Chapos

Është vrarë polici meksikan në një parking veturash, personi në fjalë ishte i përfshirë në arrestimin e djalit të lordit të drogës Joaquin ‘El Chapo’ Guzman./Rajoni.info/.

Rasti ka ndodhur në mëngjesin e të mërkurës me ç'rast ngjarja është filmuar nga kamerat.

Në video duken të paktën dy persona të armatosur, të cilët dalin nga një veturë e kuqe dhe hapin zjarr në drejtim të veturës ‘Nissan’.

E gjithë ngjarja zgjati rreth 30 sekonda, ku kta të fundit qëlluan të paktën 155 plumba drejt makinës së bardhë.

0