Cu

Montohen çadrat brenda stadiumit në Durrës

Në Durrës ka nisur puna për montimin e çadrave pas tërmeteve.

Një çift i moshuarish është ndër të parët që po akomodohet.

Ndërkohë tërmetet që tronditën Shqipërinë përveç dëmeve materiale, lanë edhe shumë persona të plagosur.

Në total në vend janë trajtuar 105 qytetarë me fraktura dhe dëmtime për shkak të tërmetit.

Aktualisht tek spitali i Traumës janë 7 persona nën mbikqyrje dhe që po marrin trajtim, 3 paraqiten në gjendje më serioze.

Të plagosurit e kanë marr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës, spitalin rajonal të Durrësit dhe QSUT.

Në Durrës janë 3 persona që po mbahen nën mbikqyrje nga personeli mjekësor./tch