F48595a2 a2d8 4ee9 b36a 59de5f9753eb

Mustafa, Lajçakut: LDK është e interesuar për marrëveshje që mbyllet me njohje reciproke

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Sipas një njoftimi për media nga LDK, thuhet se Mustafa e njoftoi Lajçakun për qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut dhe se LDK-ja është e interesuar që marrëveshja të mbyllet me njohje reciproke.

Ndërsa Lajçak tha se e vlerëson që roli konstruktiv i LDK-së në procesin e dialogut është shumë i rëndësishëm.