Auto m21524918734

Muzeu francez zbulon se gjysma e koleksionit të tyre të pikturave janë false

Një muze francez i dedikuar për piktorin Etienne Terrus ka zbuluar se pikturat që mendoheshin se ishin të këtij piktori, në fakt ishin të rreme

Muzeu Terrus në Elne të Francës ka zbuluar se 82 piktura origjinale që i mendohej se i përkisnin atij nuk janë të pikturuara nga ai, transmeton koha.net.

Më shumë se gjysma e koleksionit mendohet të jetë fals. Pikturat kushtonin rreth 160 mijë euro.

Stafi i muzeut nuk ishte në dijeni për këtë derisa një historian i artit i ka alarmuar ata.

Këshilli i Elne i ka blerë pikturat, vizatimet e ngjyrat e ujit për këtë muze përgjatë një periode kohore 20 vjeçare.

Eric Forcada, një historian i artit, ka kontaktuar muzeun para disa muajve për të shprehur shqetësimet e tij rreth origjinalitetit të pikturave.

Pastaj muzeu ka mbledhur një komitet ekspertësh nga bota e kulturës, të cilët kanë inspektuar veprat, ku kanë arritur në përfundim se 82 prej tyre nuk ishin të pikturuara nga artisti i njohur i lindur në Elne.

Piktori i njohur Etienne Terrus ka lindur në 1857 dhe ka vdekur në 1922 në Elne, edhe pse shumicën e jetës së tij e ka jetuar në Roussillon e Pyrenees, ndërsa ishte shok i ngushtë i piktorit Henri Matisse.

Policia lokale janë duke hetuar këtë rast, ndërsa kuvendi i këtij qyteti ka ngritur padi kundrejt atyre që kanë pasur nën pronësi, kanë pikturuar apo shitur pikturat false.