Capture

N’Hood, bashkëpunimi i radhës i New Tones dhe Bigit

New Tones pas një bashkëpunimi të suksesshëm që pati me këngën “KTU O MARIJUANA”, ka sjellë sërish hit me Bigin, të cilën e publikuan të shtunën, shkruan Rajoni.info.

Fjala është për këngën “N’Hood” e cila është shumë ritmike duke iu përshtatur stinës së verës për të cilën po përgatitemi të gjithë.

“N’Hood” është remake i këngës “In Da Club” të reperit ndërkombëtarë, 50 cent.

Artistët shqiptarë kanë realizuar një videoklip, në të cilën kanë marrë pjesë një numër i madh i shoqërisë, ndër ta edhe reperi i njohur, Skivi.

Bigi pohon se me Skivin janë miq me të cilin kanë punuar disa këngë, ndër të cilat do të jenë pjesë e albumit të tij./Rajoni.info/