4d167d26 a542 49ae 930f 0d62c0ff6823

Në gjendje të dehur dëmton veturën e policisë

Një person është arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar dhe për dëmtim prone.

Policia e Kosovës ka njoftuar se policia mbrëmjen e 19 janarit rreth orës 22:15 kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarit në Lipjan për shkak se kishin marrë informacion se kishte dhunë në familje.

I dyshuari në gjendje të dehur kishte dëmtuar edhe veturën e policisë ndërsa gjatë përpjekjes për ta arrestuar lëndime trupore ka marrë një zyrtare policore e cila është dërguar edhe për tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

I dyshuari për shkak se kishte qenë nën ndikim të alkoolit fillimisht është ndaluar në stacion policor pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.