Opop 10

Nis shpërndarja e pagesave për përfituesit të skemës së ndihmës sociale

Posta e Kosovës, sot ka filluar me shpërndarjen e pagesave për qytetarët përfitues të skemës së ndihmës sociale mujore në vlerë prej 130 euro, nga Masa Nr.15 e Pakos Fiskale Emergjente e Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë kohë pandemie.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga Posta e Kosovës, të cilët kanë ftuar qytetarët që të respektojnë rregullat e gjendjes emergjente shëndetësore, orarin e lëvizjes dhe mbajtjen e distancës fizike prej 2 metra me njëri-tjetrin, gjatë marrjes së shërbimit në sportele.

“Falënderojmë gjithë punonjësit tanë që me përkushtim të lartë në këtë kohë pandemie, po kryejnë me efikasitet shërbime qytetarëve në zyrat postare në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim