Decaba0e 24ec 4827 9d00 863aa712c4d5

Një grua bie nga ski lifti në Brezovicë, përfundon në QKUK

Një grua ka rënë gjatë ditës së djeshme nga një lartësi nga ski lifti në Brzovicë.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:30.

Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe e njëjta pas pranimit të ndihmës së parë, është transportuar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Rasti nga ana e policisë po hetohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.