B4de188a 36dd 4279 9b58 b898ee1af4e4

Një grua në Prishtinë raporton në Polici: Burri dhe vajza ime më sulmuan fizikisht

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për dhunë në familje.

Një femër ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vajza e saj.

“Prishtinë 17.11.2020-23:00. Viktima f/k ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vajza f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati ndërsa e dyshuara f/k është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton PK.