72741853 2730565326975638 8545915193010421760 n

Një i lënduar gjatë aksidentit afër kazermës’’Adem Jashari’,në Prishtinë

Një person ka mbetur i lënduar për shkak të një aksident trafiku që ka ndodhur sot në mëngjes në afërsi të kazermës ‘’Adem Jashari’’, shkruan Rajoni.info.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se një person është lënduar si pasojë e aksidentiti në të cilën janë përfshirë tri automjete.

‘’Rreth orës 08:00 në afërsi të kazermës ‘’Adem Jashari’’ në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku,ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafiku’’, ka thënë Ahmeti./Rajoni.info/