Cc7bdda6 9a5f 478f 9a05 4369a27fe67d

Një vajzë raporton se u dhunua nga katër persona

Një vajzë ka raportuar në polici gjatë ditës së djeshme se para disa muajsh është dhunuar nga katër persona.

Rasti ka ndodhur në fshatin Koliq, ndërsa viktima ka raportuar në polici se dy nga personat e dyshuar që e kanë dhunuar i njeh.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me rastin, ndërsa ka thënë se rasti është duke u hetuar.