931e3463 58b4 4e00 a3be 69f10140f9ed

Osmani për deklarata e Lajçakut për Asociacionin…: Ai po e sheh një realitet paralel nga ai që është

Kryetarja e Kuvendit ka folur pas mbledhjes së kryesisë së Kosovës ku janë marrë vendime për 5 interpelancat e kryeministrit Avdullah Hoti.

Osmani ka komentuar në lidhje me deklaratat e Miroslva Lajçakut , i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta ndryshojnë Kushtetutën në mënyrë që Asociacioni i komunave serbe të jetësohet, meqë ajo nuk është Bibël.

Ajo ka thënë se është e bindur se shumica e deputetëve në Kuvendin e Kosovës nuk janë për zbatimin e marrëveshjes së 2015 për këtë asociacioni e që po ashtu është e bindur se deputetët nuk janë për ndryshime të Kushtetutes.

Osmani ka kritikuar qasjen e Lajcvakut, duke thënë se ai po sheh një realitet paralel nga ai që është në të vërtet në Kosovë dhe se deklaratat e tij nuk i shërbej normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Çfarë realitet paralel  tentojë të prezantoj zotëri Lajçak unë nuk e di, dhe besoj që kështu nuk është rruga për të ecur përpara. Gjatë takimit unë kam deklaruar se duhet të respektohet kushtetua e Kosovës. Citimet e tij i shoh shumë shqetësues sepse nuk kanë fare të bëjnë me realitetin”, tha Osmani.