Eynl8u5xsauz4nq

Osmani takon ambasadorin amerikan, flasin për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se temë diskutimi e këtij takimi ishin edhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Ajo ka thënë se në këtë takim është folur edhe për mënyrat se si t’iu ndihmohet komuniteteve në Kosovë.

“E lumtur t’u rikthehemi takimeve të rregullta (në distancë sociale) me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, pas mbajtjes së tyre në formë online javëve të fundit. Diskutuam për zhvillimet më të fundit rreth koronavirusit dhe zhvillimet politike, e po ashtu për idetë rreth ligjeve që mund të ndihmojnë komunitetet në Kosovë”, ka shkruar Osmani.