4caa75c5 c004 463b 9911 485a80726577

Pamje shqetësuese/ Tollovi në Gjakovë për t’i marrë 130 euro

Kanë kaluar më shumë se pesë muaj prej kur qytetarët e vendit tonë po ballafaqohen me pandeminë COVID-19, derisa numri i të infektuarve ka shkuar mbi 10 mijë.

Ndërsa, vazhdon apeli për ruajtje të distancës e bartje të maskës, që janë bërë obligative, madje qytetarët po gjobitën.

Por, kjo s’u pa sot në qytetin e Gjakovës, ku në rrjete sociale po shihet një grumbull i madh qytetarësh, të cilët po presin para një banke.

Derisa të njëjtit thuhet se po prisnin për të marrë 130 euro, nga Pako Emergjente që ka nisur t’i ekzekutojë qeveria.

Pamje të tilla shqetësuese kemi parë edhe në institucione të tjera, ndërsa respektimi i masave anti-COVID s’po mirret “parasysh”, e në anën tjetër nga MSH dhe IKSHPK po thuhet se po sektori i shëndetësisë mund të kolapsojë nëse vazhdon rritja e numrit të rasteve me COVID.