Screenshot 2 41

Përshkrimi i Kurtit për breshrin që ra në Mamushë: Copa akulli, më të mëdha se veza e pulës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot komunën e Mamushës, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga breshëri në kulturat bujqësore.

Kurti në Mamushë premtoi se qeveria që ai udhëheq do të rishikojë mundësitë që të ndihmohen bujqit e kësaj komune, të cilëve dëmet më të mëdha iu janë shkaktuar në sera, shkruan lajmi.net.

Ai tha se shteti e shoqëria duhet t’i dalin në ndihmë këtyre komunave.

“Ekziston edhe buxheti i ndarë për ministrinë e Bujqësisë në kuadër të Pakos Emergjente fiskale. Duhet të bëhet evidentimi dhe vlerësimi i dëmeve me një komision, që pastaj të bëhet kompensimi i drejtë. Kur sheh një prodhimtari kaq të madhe, natyrisht që shteti, qeveria dhe shoqëria do të duhej t’i ndihmojë edhe në rastet kur s’ fatkeqësi natyrore”, tha ai.

Kurti pati edhe një përshkrim interesant për breshërin që ka rënë në këtë komunë.

“Askush që është gjallë nuk e mban mend të ketë ndodhur kjo ndonjëherë, me copa akulli më të mëdha se veza e pulës”,  tha Kurti.