3f1e8088 f7a4 49ab 9abd 49bf37bb882f

Pesë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Pesë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e infeksionit me coronavirus.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (75 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Klinë 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shendetit Publik të Kosovës (IKPSHK).

Ndërsa nga 3.196 mostrave të marrura në terren 285 kanë rezultuar pozitiv. IKPSHK, njofton se janë 319 shëruar brenda 24 orëve.

“Numri total i rasteve pozitive është 65.350 raste nga 277.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.558 raste të vdekjes”, thuhet tutje në njoftim.

Institutit apelon qytetarët të respektojnë masat anti-COVID.