
Plagosen tre persona në rrugën Ferizaj-Lipjan
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një local në rrugen Ferizaj-Lipjan, /sinjali/
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.ndërsa policia po punon për t’i identifikuar të dyshuarit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës,Flora Ahmeti.
Ajo tha se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.
‘’Më datën 20.10.2019, rreth orës 03.00, në rrugën Ferizaj-Lipjan, në një lokal,është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku lëndime trupore nga arma e zjarrit kanë marrë tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht policia është duke punuar për arrestimin e personave të dyshuar si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me rastin”, konfirmoi Ahmeti.