
Plagoset një person në Prizren
Një person është plagosur sot rreth orës 12:00, në rrugën “Latif Berisha” në Prizren.
Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë për mediat se viktima është dërguar në emergjencën e Prizrenit dhe gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Viktima është plagosur në këmbë ndërsa personi i dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati.