A3d12086 9ec3 499c 8df4 2ebb8403e75e

Policia: Protesta e OVL UÇK iu përmbajt masave kundër COVID-19

Policia e Kosovës ka dhënë informacione lidhur me protestën e djeshme të Organizatës së Veteraneve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi e njëta është mbajtur në kohë të pandemisë.

Sipas policisë,  në regjionin e Prishtinës raportohet se  protesta e organizuar nga organizatat e dala nga lufta  është mbajtur në qytetet: Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë, Drenas, Obiliq dhe Lipjan.

Policia në raportin 24 orësh thekson se numri i pjesëmarrësve në këto protesta ishte afërsisht rreth 100 pjesëmarrës në secilin qytet dhe u janë përmbajtur këshillave të IKSHP-së (mbajtja e distancës dhe vendosja e maskës).

Organizata e Veteraneve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka mbajtur protesta pas akuzave të publikuara nga Prokuroria e Specializuar në Hagë kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.


Protestat sipas OVL e UÇK-së janë paraparë të mbahen nëpër komuna me vetëm 99 persona.

Në protestën e mbajtur në  Prishtinë, kryetari i OVL UÇK-së , Hysni Gucati ka kërkuar shfuqizimin e Gjykaës Speciale.