41841827 d632 49fb 8086 74a18aac8304

Policia u shqipton gjoba 1.220 ngasësve në trafik

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë shqiptuar 1.220 gjoba në trafik për të gjithë ngasësit në komunikacion e të cilët nuk kishin përfillur rregullat e përcaktuara për ngasje.

Në statistikat e përgjithshme bëhet e ditur se në mbarë vendin janë shënuar 46 aksidente, prej tyre 15 me të lënduar, ndërsa 31 me dëme materiale.