9de7e0d3 c6c6 46a8 b49e 6a7ef5171714

Prishtina edhe sot prin me numrin e të infektuarve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 194 persona të infektuar me COVID-19, nga 429 mostrat e marrura.

Nga 429  mostrat e marrura kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Kosovë,  prej tyre 81  vetëm në komunën e Prishtinës.

Menjëherë pas kryeqytetit vjen komuna e Podujevës me  17 raste, Prizren 14 raste,  Fushë Kosovë 13 raste, Gjakovë 12 raste,  Vushtrri 8 raste,  7 raste,  Mitrovicë 7 raste,  Malishevë 5 raste,  Obiliq 5 raste,  Lipjan 5 raste, Dragash 4 raste,  Skenderaj 4 raste,  Ferizaj 3 raste,  Gjilan 2 raste,  Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë, Rahovec dhe Zubin Potok.