00235192 9d4f 43e6 aa9f 28a6101663ad

Prishtinë, i mituri therë me thikë një të mitur në autobus

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka raportuar edhe për një therrje me thikë, që ka ndodhur dje në Prishtinë.

Sipas PK-së, në autobus një person i mitur, dyshohet të jetë therur me thikë, poashtu nga një person I mitur.

“Rr. “Agim Ramadani”, Prishtinë 18.11.2020-17:10. Raportohet se në autobus viktima m/k i mitur është therur me thikë nga i dyshuari m/k po ashtu i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Njësitë e hetuesisë kanë arritur që ta identifikojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistës dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.