Fac30477 a7f9 4ec6 a8a8 efe3e0c4a4d9

Rama arrin në Prishtinë: Kam ardhur për të dëgjuar e mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se tashmë ka arritur në Prishtinë, ku tha se ka ardhur të mësoj më shumë pas njoftimit të Prokurorisë Speciale për aktakuzat e bëra ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Rama përmes një shkrimi të shkurt në Twitter, u shpreh se ky takim vjen pas “fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë”, shkruan Rama.

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre”, shkruan Rama në Twitter.