Ea893ca4 8d2b 4216 9a53 d98bb2982b43

Rama: Po punojmë që FSK të transferohet sipas standardeve të NATO-s

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka deklaruar se FSK është në shërbim të atdheut.

Gjatë ceremonisë së diplomimit të kadetëve të rinj, Rama ka falënderuar të gjithë ata që po mbështesin FSK-në.

“FSK është duke u zhvilluar çdo ditë, jemi duke punuar për ta transferuar atë sipas standardeve të NATO-s”, tha Rama.