1 141

Rihanna me libër autobiografik

Rihanna shumë shpejt nxjerrë në shitje librin e saj autobiografik.

Në një postim në Instagram sot, këngëtarja fituese e çmimit Grammy, Rihanna njoftoi se është në partneritet me botuesin global Phaidon për të prodhuar një libër vizual autobiografik.

“Mbi 5 vjet në bërje … e lumtur që më në fund ndanë këtë koleksion të kujtimeve të jashtëzakonshme”, shkruajti këngëtarja në mbishkrim. “Faleminderit për të gjithë fotografët dhe artistët që kontribuan dhe ‘Phaidon’ që punoni me mua për të botuar veprën time të parë të artit në një industri të re! Sigurohuni që ta porosisni librin tani” ishte shkrimi i Rihannas në Instagram.

Pas shumë hiteve në muzikë dhe suksesit në botën e dizajnit Riri ka hedhur një hap edhe në një tjetër sferë të artit.