C769e1e4 3a7a 4aea af8c 25d351035174

Rishfaqet hija e idesë e shkëmbimit territorial në bisedimet Kosovë-Serbi

Vitet e negociatave të pasuksesshme të udhëhequra nga BE e kanë sjellë idenë e shkëmbimit territorial  përsëri në tavolinën e bisedimeve, si një mënyrë për të zgjidhur statusin përfundimtar të Kosovës – me një Sh.B.A. të padurueshme që duket sikur i bën presion BE-së për këtë çështje.

Që nga e ashtuquajtura “Marrëveshja e Brukselit” – dokumenti i parë mbi parimet e normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe krahinës së saj të mëparshme – u nënshkrua në vitin 2013, të dy palët kanë vazhduar ta shikojnë njëra-tjetrën me mosbesim dhe shqetësim.

Incidentet dhe provokimet gjatë këtyre shtatë viteve kanë treguar se të dy palët nuk janë larg nga të qenit gati për kompromis në lidhje me statusin përfundimtar të Kosovës. Ndërkohë, përtej një kombinimi dëshpërimi dhe ambicie politike, ideja e vjetër e një shkëmbimi territorial është ringjallur tashmë.

Kjo qartazi bie ndesh me parimet e multikulturalizmit të përcaktuara në planin e vitit 2007 për Kosovën, të hartuara nga diplomati finlandez i Kombeve të Bashkuara, KB, Martti Ahtisaari, dhe gjithashtu bie ndesh me kundërshtimin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj çdo ndarjeje me bazë etnike, veçanërisht në rajonin ballkanik i cili akoma konsiderohet një rajon i paqëndrueshëm.

Pavarësisht kësaj, në tre vitet e fundit, ideja e një shkëmbimi territorial është nxitur në mënyrë të ndrojtur si nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ashtu edhe nga homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi.

Ata madje kanë dalë me një eufemizëm që tingëllon disi si këndshëm, domethënë “korrigjim të kufijve”, i krijuar asisoji duke e paraqitur atë si një çështje thjesht teknike. Të dy qeveritë kanë lobuar në mënyrë diskrete për një rivizatim të kufijve, siç zbuloi BIRN së fundmi.

Edhe pse ideja e një shkëmbimi territorial fillimisht u hodh poshtë nga ekspertë dhe bashkësia ndërkombëtare si një hapje e Kutisë së Pandoras të mosmarrëveshjeve të pazgjidhura etnike dhe territoriale të Ballkanit, pikëpamjet janë zhvendosur në vitet e kaluara.

Kjo ka ndodhur në qarqet diplomatike si në BE dhe, edhe më shumë, në SH.B.A., kryesisht për shkak të mungesës së progresit praktik në negociatat aktuale të udhëhequra nga BE.

Në muajt e fundit, mosmarrëveshjet midis SH.B.A. dhe BE për Kosovën janë acaruar, të nxitura nga pretendimet se i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për mosmarrëveshjen Serbi-Kosovë, Richard Grenell, ndihmoi në rrëzimin e qeverisë së fundit të Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, kryesisht sepse Kurti zëshëm ishte kundër një shkëmbimi territorial.