S

Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Serbi

Deri më tani në Serbi janë kryer teste të koronavirusit te 160 persona. Megjithatë deri më tani ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se 19 persona janë prekur me virusin vdekjeprurës.

Që nga ora 20:00 e deri në ora 8 të mëngjesit të sotëm, janë testuar mostrat e gjakut të 9 personave nga të cilët një ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Deri më tani në Institutin “Torlak” janë kryer testet e mostrave të gjakut të 160 persona. Në anën tjetër qeveria e Serbisë, ka ndaluar mbrëmë tubimet në hapësira të mbyllura ku marrin pjesë më shumë se 100 persona.

Gjithashtu sot do të mbyllen pikalimet kufitare në drejtim të Bosnjë dhe Hercegovinës. E tëra kjo po bëhet me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Kujtojmë që Serbia ua ka ndaluar hyrjen të huajve që vijnë nga Italia, Kina, Koreja e Jugut, Irani dhe Zvicra. Poashtu janë anuluar të gjitha ekskursionet e nxënësve.