444444

Shënohet 10 vjetori i Javës për të drejtat e Viktimave të Krimit

Ka filluar java për të drejtat e Viktimave te Krimit e cila është nën përkujdesjen e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, ne mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë si dhe UN ËOMEN-IT, shkruan RAJONI.INFO

Këtë  vit në Kosovë po shënohet  10 vjetori I ‘’Javës për të drejtat e Viktimave të Krimit’’.

Për shënjimin e kesaj dite është mbajtur  konferenca në Prishtinë të cilën janë diskutuar cështje të rëndësishme si Strategjia Kombëtare Kundër Dhunës në Familje  dhe ndikimi i traumës tek viktimat.

Kurse në ditën e ditën e dytë ështe paraparë të mbahen katëer panele tjera diskutimi,ku disa nga temat do të jenë:  koordimi ndërinstitutcional në trajtimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore,sfidat në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës, avokimi për të drejtat e viktimave dhe legjislacioni përkatës i shteteve të rajonit dhe aspekti social, psikologjik dhe roli i medieve në trajtimin e viktimave të krimit.

Në këtë vit vlen të theksohet se në botë shënohet edhe 100 vjetori ‘’Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit./RAJONI.INFO