Diabet

Shënohet Dita Botërore e diabetit në Kosovë

14 nëntori është Dita Botërore kundër diabetit, ashtu si nëpër vende të ndryshme të botës edhe në Kosovë po shënohet kjo ditë.

Në këtë ditë mësohet dhe informohet populli në lidhje me këtë sëmundje që është duke shkaktuar “pandemi globale”.

Kolegji UBT për të shënuar këtë ditë ka organizuar një aksion simbolik me studentët e mjekësisë, të cilët kanë dalur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për t’i kontrolluar qytetarëve diabetin (sheqerin në gjak).

Interesimi i qytetarëve për të bërë kontrolle është shumë i madh, e pothuajse të gjithë të interesuarit janë persona të moshës së shtyrë, raporton Rajoni.info

Arsyeja e shënimit të kësaj dite në tërë botën, e edhe në Kosovë është thirrje për aksion për gjithë ata që me kontributin e tyre do të përkrahin masat e parandalimit dhe kontrollit të diabetit./Rajoni.info/