Psiko2

Shfaqja “Pasikoteatër” vetëdijëson të rinjt e Kamenicës për shëndetin mendor

Para dy jave ka filluar shfaqja “Psikoteatër” në shkollat e mesme të Komunës së Kamenicës, shkruan Rajoni.info.

Kjo shfaqje ka për qëllim vetëdijësimin e të rinjëve për rëndësinë e shëndetit mendor dhe rolin e psikologut në jetën e tyre.

Regjisorja e kësaj shfaqje, Natyra Kallaba deklaroi se nxënësit e kanë pritur mirë këtë shfaqje dhe se hezitimi i të rinjëve për konsultim më psikologun duhet të eliminohet në mënyra të tilla.

Ajo pohon se ky projekt ishte përkrahur nga Qendra  Artpolis - Art and Community  dhe Ambasada Amerikane në Kosovë.

“Reprizat e kësaj shfaqje do të ishin të domosdoshme të shfaqeshin në çdo komunë tjetër, por në bashkëpunim me të gjithë stafin e këtij projekti, e kem si opsion të ecim tutje, por ende jemi pa plan konkret…”, deklaroi regjisorja Kallaba.

Sipas saj, ndryshe prej herave të tjera, në këtë shfaqje publikut, pra nxënesve, i është dhënë mundësia që të bëjnë pyetje dhe të bashkëbisedojnë me aktorët.

“Nxënësit propozuan të kenë më shumë aktivitete të tilla, si dhe për ta ishte një zgjidhje e mirë e problemeve përmes forum- teatrit-t”, theksoi ajo.

E njëra ndër aktoret e kësaj shafqje Lidiona Marovca, mendon se kjo shfaqje përpos se do ta ngritë vetëdijësimin e të rinjëve do të ndryshojë sadopak qasjen e tyre ndaj qështjes së konsultimit me psikologun.

“Në debatin që patën pas shfaqjes u kuptua pak pjesa se si nxënësi i shkollës së mesme e sheh psikologun  dhe u dhanë situata të qarta se si do të ndihej po qe se do të vizitonte një të tillë”, tha ajo.

Kurse psikologia e shkollës së mesme “Ismail Qemali” në Kamenicë, Xhevrije Krasniqi deklaroi se në shkollën ku ajo punon nuk ka hezitim të nxënësëve për konsultim me të.

Krasniqi po ashtu, deklaroi se këshillimi u bën më të lehtë të rinjëve ti kalojnë problemet familjare, emocionale e sociale.

Gjithashtu ajo u deklarua edhe rreth shfaqjes “Psikoteatër” e cila sipas saj ka për qëllim vetëdijësimin e të rinjëve për rolin e psikologut në jetën e tyre.

“Porosia e kësaj shfaqje ishte që të mos ngurrojmë të kërkojmë ndihmë te psikologu, sepse të gjithë kemi nevojë në faza të caktuara jetësore të kërkojmë ndihmë te psikologu”, shtoi Krasniqi.

Specialistja e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë, Brikena Krasniqi Hoti deklaron se vetëbesimi dhe vetëvlerësimi janë çelësi jo vetëm i suksesit, por i një jete cilësore dhe i maturisë emocionale.

Sipas saj konsultat te psikologu mund t’ju ngrisin vetëbesimin tuaj./Rajon.info/