Acce2ee6 b9b3 4d1d b957 cb5987e2bbc8

ShSKUK tregon sa doza plazmë të gjakut janë dhënë për trajtimin e COVID-19

Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se trajtimi me plazmë të gjakut tek të prekurit me COVID-19 ka filluar nga data 4 shkurt.

Ai në takimin e komitetit për vlerësimin e situatës me COVID-19 tha se janë keq edhe me numrin e infermierëve.

Ai ka treguar edhe se në cilat spitale është ngarkesa më e madhe.

“Ne kemi një plan qe të përgjigjemi për një situatë tjetër të personave që do të kenë nevojë për trajtim për të gjithë qytetarët e Kosovës. Situata me të hospitalizuar është më e ngarkuar në Spitalin e Prizrenit dhe atë të Gjakovës. Spitalet tjera qëndrojnë mirë,” ka thënë Krasniqi.