
Shtohen inspektimet e taksive në Prishtinë, paralajmërohen gjoba e konfiskime
Inspektorati komunal i Prishtinës, ka bërë të ditur se kanë shtuar inspektimet e transportit të udhëtarëve.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit të Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook. Ai ka bërë të ditur se të gjitha kompanitën e radio-taksive që operojnë me leje nga komunat tjera, ose me më shumë vetura sesa kanë leje, do të përballen me gjoba e konfiskime në secilin rast!
Postimi i plotë i tij:
Inspektime të shtuara në transport të udhëtarëve. Kompanitë e radio-taksive që operojnë me leje nga Komunat tjera, ose me më shume vetura sesa kanë leje, do të përballen me gjoba e konfiskime në secilin rast!